Handan Kazancı
01 shkurt 2017•Përditësim: 01 shkurt 2017
ANKARA (AA) – Në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit" në 24 orët e fundit në veri të Sirisë janë neutralizuar 14 terroristë të DEASH-it, njoftoi të mërkurën ushtria turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke në deklaratat e tyre publike përdorin fjalën neutralizuam, që nënkupton se terroristët janë vrarë, arrestuar apo rrethuar.
Forcat e Armatosura të Turqisë kanë goditur 163 objektiva të tjera të terroristëve në veri të Sirisë, sipas informacioneve të Shtabit të Përgjithshëm në raportin e ditës së 163-të të operacionit. Më tej theksohet se aeroplanët turq kanë shkatërruar 21 ndërtesa, një automjet i ngarkuar me bomba dhe një seli në rajonet Al-Bab dhe Bzagah.
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" filloi në fund të gushtit të vitit të kaluar me qëllim të rritjes së sigurisë kufitare, eliminimit të kërcënimit terrorist përgjatë kufirit turk me Sirinë dhe të mbështesin forcat opozitare në Siri. Pjesë e fushatës është edhe mbështetja e aviacionit turk dhe artilerisë që u jepet Ushtrisë së Lirë Siriane, në luftën kundër DEASH-it.