Aybala Arpacı
16 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
ANKARA (AA) - Anadolu Agency (AA) ka lëshuar në përdorim aplikacionin për “Windows Phone” për poseduesit e telefonave që shfrytëzojnë sistemin operativ Windows.
Duke ofruar edhe një aplikacion të ri pas atyre paraprake në platformat Android dhe iOS, AA lançoi në shërbim aplikacionin e ri që mund të përdoret në aparatet që shfrytëzojnë sistemin operativ Windows Phone 8.1 dhe më lartë.
Aplikacioni aktualisht ofrohet vetëm për lajmet në gjuhën turke, ndërkohë që së shpejti pritet që të shtohet edhe shërbimi në gjuhën angleze.
Aplikacioni i cili ofron qasje në përmbajtjen e faqes së internetit të AA-së (www.aa.com.tr), përfshin 7 kategori kryesore, prej të cilave tituj, lajme të fundit, fotografi, video, infografik, prodhime të AA-së dhe kontakte. Në faqen kryesore zënë vend titujt kryesorë dhe titujt tjerë, lajmet të zgjedhura nga redaktori dhe lajme të azhurnuara nga kategori tjera, si dhe fotografi, video dhe galeri infografike.
Në çdo kategori jashtë kategorisë së titujve publikohen lajme të azhurnuara të 3 ditëve të fundit.
Përveç kësaj, duke realizuar përmirësime dhe inovacione në aplikacionet telefonike, AA shfrytëzuesve u ofron mundësi kërkimi të çfarëdo përmbajtjeje në kategorinë e lajmeve, fotografive, videove dhe infografikëve.
Aplikacioni në fjalë mund të shkarkohet në adresën "https://www.microsoft.com/tr-tr/store/apps/anadolu-ajansı/9nblggh4vb60".
Ndërkaq, Drejtori i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit pranë Anadolu Agency, Yakup Şıvka, bëri një vlerësim në lidhje me aplikacionin, duke thënë se vazhdojnë të luajnë rolin kryesor në sektorin e mediave sa u përket teknologjive të informacionit dhe komunikimit.
Duke theksuar se si organizatë u japin rëndësi zgjidhjeve në lidhje me platformat telefonike, Şıvka tha se “Pas iOS, Android dhe Smart Watch-ëve, realizuam aplikacion edhe për aparatet që shfrytëzojnë sistemin operativ Windows Phone. Sado i vogël të jetë numri i aparateve që shfrytëzojnë Windows Phone, ne prodhuam një aplikacion të kualitetit të njëjtë me ato në iOS dhe Android. Mund të them se ky është aplikacioni më cilësor në treg sa i përket përmbajtjes."