Eşref Fahri
02 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Aplikacioneve të Anadolu Agency (AA) në platformat për celularët Android dhe iOS u janë shtuar edhe opsionet e 5 gjuhëve të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).
Në platformat iOS dhe Android që mundësojnë ndjekjen e lajmeve të AA-së në çast nëpërmjet pajisjeve mobile, si telefonave dhe tabletave krahas opsioneve të gjuhëve turqisht, anglisht, arabisht, frëngjisht, persisht dhe rusisht janë vënë në shërbim të ndjekësve edhe opsionet e gjuhëve shqip, maqedonisht, gjuhës kurde sorani, gjuhës kurde kurmanci dhe asaj boshnjake.
Përdoruesit të cilët shkarkojnë në telefonat e mençur dhe tabletat e tyre të përshtatur me platformat iOS dhe Android aplikacionin e AA-së për celularët, tashmë kanë mundësinë që ndërfaqen dhe të gjitha lajmet t’i ndjekin në 11 gjuhë.
Aplikacioni në fjalë mund të shkarkohet në Google Play dhe Apple Store.
Drejtoria e Kërkimit dhe Zhvillimit të AA-së e cila për përdoruesit ofron edhe aplikacionin Windows Phone, ofron mundësinë që lajmet të ndiqen në 8 gjuhë përveç gjuhëve arabisht, persisht dhe sorani.