Ayşe Sarıoğlu
13 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe bashkëpunimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore, do të transferohen në media digjitale dekretet, regjistrat e taksave, faturat, regjistrat gjyqësorë, kadastrat, dokumentacioni i vakëfeve dhe dokumente historike të periudhës osmane që gjenden në arkivat e Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës me shkrim nga TIKA, në kuadër të punimeve që kanë për qëllim nxjerrjen e dokumenteve arkivore dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore, në fazën e parë të projektit të caktimit të arkivave osmane në Shqipëri dhe transferimit në media dixhitale, ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të Turqisë kanë ekzaminuar dokumentet osmane duke zhvilluar punim njëjavor në Drejtorinë e Arkivit të Shqipërisë.
Ekspertët, ekzaminimet i realizuan në depon arkivore të Tiranës, ku gjenden pjesa më e madhe e dokumenteve osmane, dhe në dy depot arkivore jashtë qytetit, ndërkohë që me këto punime u bë hodh hapi i parë drejt nxjerrjes në dritë të dokumenteve osmane në Shqipëri. Në mesin e arkivave gjendet edhe karta e ngelur nga periudha e Bejazitit II, ndërsa pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë dokumente që i përkasin periudhës mes viteve 1832-1912.
Në punimet të cilat i shoqëroi edhe koordinatori i TIKA-s në Tiranë Prof. Dr. Birol Çetin, morën pjesë Sinan Satar, Mustafa Kiris dhe Alim Baki Akkoc, të emëruar në detyrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Shtetërore.
Në mesin e dokumenteve që janë klasifikuar në kategori të ndryshme, gjenden regjistra taksash, fatura, shënime dhe letra personale, regjistra gjyqësorë, kadastro, dokumente vakëfesh dhe regjistra financash.