Sarp Özer
16 Tetor 2016•Përditësim: 16 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Në operacionet e kryera në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit" nga Komanda e Forcave Ajrore Turke në rajonin Arshak dhe Dabik në veri të Sirisë shkatërrohen 2 pozicione të mbrojtjes së organizatës terroriste DEASH, 3 pozicione të qendrës së kontrollit dhe një antenë transmetuese. Ndërsa në sulmin ajror të forcave të koalicionit në të njëjtin rajon janë neutralizuar 7 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdon Operacioni "Mbrojtja e Eufratit" i nisur nga Forcat e Armatosur të Turqisë me qëllim për të eliminuar kërcënimet që paraqesin organizatat terroriste kryesisht DEASH, duke rritur sigruinë kufitare dhe për të mbështetur forcat e koalicionit.
Në ditën e 54 të operacionit grupi i forcave speciale i përbërë nga elementët opozitarë me mbështetjen intensive nga toka dhe ajri kanë arritur kontrollin në lagjet Ghajtun dhe Gejlanije në lindje të rajonit Mare, si dhe vazhdon ofensiva për vendosjen e kontrollit edhe në rajonin Arshak.
Në konfliktet e përjetuara ditën e djeshme në kuadër të operacionit janë neutralizuar një numër i madh i anëtarëve të organizatës terroriste DEASH. Ndërsa kanë rënë dëshmorë 9 persona nga elementët e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe janë plagosur 28 të tjerë. Gjithashtu bëhet e ditur se në kuadër të operacioneve për përparimin e opozitarëve janë qëlluar 84 pozicione të organizatës terroriste DEASH.
Ndërsa forcat e koalicionit kanë kryer 8 sulme ajrore kundër objektivave të organizatës terroriste DEASH në Arshak dhe Dabik, ku si rezultat janë neutralizuar 7 terroristë dhe janë shkatërruar 2 pozicione të mbrojtjes.
Që nga fillimi i ofensivës e deri më tani elementët opozitarë kanë arritur të vendosin kontrollin në një hapësirë afërsisht prej 1.130 km katrorë.