Muhammed Boztepe
27 janar 2018•Përditësim: 27 janar 2018
ANKARA (AA) -Në kuadër të Operacionit "Dega e Ullirit" i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) deri tani janë neutralizuar të paktën 394 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, vazhdon operacioni "Dega e Ullirit", i cili është nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 20 janar 2018 për sigurinë dhe stabilitetin në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë, si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëlla të rajonit.
Që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë shkatërruar nga avionët e forcave ajrore të Turqisë 340 objektiva që i përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.
Operacioni tokësor i mbështetur nga forcat ajrore, helikopterët sulmues dhe elementët tokësorë të zjarrit vazhdon me sukses ashtu sikurse është planifikuar, ku deri më tani në kuadër të operacionit sipas informacioneve të marra nga rajonin njoftohet se janë neutralizuar të paktën 394 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.
Gjatë konflikteve me terroristët kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë të TSK-së si dhe janë plagosur 30 të tjerë për të cilët nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë kanë rënë dëshmorë edhe 13 anëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), e cila mbështet në operacion TSK-në si dhe janë plagosur 24 të tjerë.
Gjithashtu në informimin e Shtabit bëhet e ditur se gjatë 19-26 janarit janë kryer operacione edhe në veri të Irakut dhe Bitlis e Şırnak të Turqisë, ku janë shkatërruar 16 objektiva të PKK/KCK që përdoreshin si strehimore dhe destinacione kalimi brenda vendit. Si rezultat i këtyre operacioneve janë neutralizuar 9 terroristë dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme armësh e armatimesh.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së vetëmbrojtjes së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.