Bekim Buci
01 Maj 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
SHKUP (AA) - Më datë 30 prill 2016 në ora 06.40 në rrugën rajonale Gjevgjeli -Shkup në afërsi të udhëkryqit për në Veles - Shtip, nga ana e policisë është ndaluar automjeti "Opel Senator" me targa të Velesit, i drejtuar nga 19 vjeçari K.Gj. nga Negotino, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas kontrollit në makinë janë gjetur nëntë migrantë nga Afganistani dhe Pakistani. "Për shkak të zbardhjes së rastit, shtetasi i Maqedonisë është privuar nga liria dhe arrestuar në stacionin e policisë në Veles. Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria publike nga Prokuroria publike themelore e Maqedonisë për ndjekjen e autorëve në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në kumtesën e policisë.
Kundër K.Gj. është ngritur padi penale për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale "trafikim të migrantëve". I njëjti është nxjerrë para Prokurorisë publike dhe Gjykatës themelore Shkupi 1. Gjykatësi në procedurën paraprake të pandehurit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.