Yasin Dikme
31 Tetor 2018•Përditësim: 31 Tetor 2018
ŞANLIURFA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me goditjet artilerike të kryerja në rajonin Ajn el Arab të Sirisë nga vija kufitare e qytetit Şanlıurfa të Turqisë kanë neutralizuar 4 terroristë të PYD/PKK-së ndërsa 6 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë mësohet se elementët e TSK-së nga rajoni Suruç i qytetit Şanlıurfa, kanë qëlluar me bateritë artilerike obusë pozicionet e organizatës terroriste PYD/PKK të cilat ndodhen në zonën Ajn el Arab (Kobani) në lindje të Eufratit në Siri.
Si rezultat i goditjes artilerike ndaj këtyre pozicioneve janë neutralizuar 4 terroristë të PYD/PKK-së si dhe janë plagosur 6 të tjerë.