Orhan Onur Gemici
04 Tetor 2018•Përditësim: 04 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Ministria e Brendshme e Turqisë konfirmoi se në operacionin ajror anti-terrorist në qytetin Mardin në fillim të muajit të kaluar është neutralizuar një nga terroristët më të kërkuar të PKK/KCK Mehmet Sait Surer, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata thekson se në bazë të hetimit të detajuar konfirmohet se një nga terroristët e neutralizuar në operacion ishte Mehmet Sait Surer, i njohur me emrin e kodur "Cuma Mardin“.
Ai ishte një terrorist i cili bënte pjesë në "listën e kuqe" i njohur si udhëheqës i organizatës terroriste PKK në rajonin Mardin.
Organizata terroriste PKK është në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës së saj të gjatë terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 njerëz.