AYNUR EKİZ
Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Turqisë (TRT), İbrahim Eren, deklaroi se një seancë e TRT World Forum do të zhvillohet mbi vrasjen e Jamal Khashoggit dhe se në këtë seancë do të trajtohen gjithashtu ndryshimet e ekuilibrave gjeopolitikë në Lindjen e Mesme në lidhje me vdekjen e gazetarit saudit.
Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Eren foli në lidhje me TRT World Forum i cili do të mbahet për herë të tretë këtë vit me temën "Kriza e Globalizimit: Rreziqet dhe Mundësitë".
"Ashtu si gjithmonë, edhe këtë vit kemi për qëllim të diskutojmë çështjet që mbajnë janë aktuale në agjendën botërore. Në këtë kontekst, temat kryesore që do të diskutohen në forum janë të tilla si çështjet politike, ekonomike dhe sociale, që kanë të bëjnë me gjithë botën, siç është terrorizmi ekstrem i krahut të djathtë, rritja e populizmit dhe nacionalizmit, luftërat tregtare, e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi i fuqive në zhvillim", deklaroi Eren.
Ka pyetje speciale mbi këto tema kryesore që përcaktohen çdo vit dhe këto pyetje janë produkt i punëve serioze, tha drejtori i TRT-së.
Ai u shpreh se janë duke kërkuar përgjigje të pyetjeve për zgjidhjen e problemeve të njerëzimit dhe politikën globale.
"Për shembull, ne e dimë se qëndrimet anti-muslimane dhe qëndrimet armiqësore ndaj emigrantëve janë një kërcënim global. Shumë sulme terroriste, siç është sulmi ndaj xhamisë në Christchurch, Zelandën e Re, janë të lidhura me ideologjitë e populizmit dhe racizmit të bardhë. Ky dhe raste të tjera të ngjashme do të analizohen dhe vlerësohen. Ajo që po ju shpjegoj tani është vetëm një nga dhjetë seancat e forumit".
Ai tha se janë përgatitur për forumin e këtij viti duke treguar një punë të përpiktë dhe intensive që nga fundi i forumit të vitit të kaluar dhe se ata kanë kryer një punë të madhe në ekip për përcaktimin e temave, pyetjeve dhe ekspertëve për të bërë fjalime.
"Do të mirëpresim shumë persona të shquar"
Duke deklaruar se si TRT janë krenarë që organizojnë forumin më të madh në sektorin e mediave, Eren tha:
"Do të mirëpresim shumë persona të shquar me emër, me cilësi të shquara, nga rajone të ndryshme të botës, si politikani reformist, lideri i Partisë së Drejtësisë Popullore dhei Koalicionit Pakatan Harapan në Malajzi, Anwar Ibrahim, ish-kryeministri finlandez Esko Aho, i cili është një prej emrave kryesorë botërorë në çështjen e inovacionit dhe i cili ka marrë titullin si kryeministri më i ri në Evropë, Shah Mahmood Qureshi, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Sayeeda Warsi, ministrja e parë muslimane në qeverinë britanike e cila dha dorëheqjen nga posti saj në gusht të vitit 2014 me arsyetimin se politika e qeverisë britanike në Gaza është ‘e pambrojtjshme moralisht', si dhe Leung Chun-ying, ish-shefi ekzekutiv i Hong Kong-ut".
"E vlerësojmë edhe si një pjesë e trashëgimisë sonë të qytetërimit"
Pasi iu rikujtua se në forum zhvillohen diskutime nga perspektiva të ndryshme mbi tema në interes të botës dhe njerëzimit, Eren qëllimin e këtyre diskutimeve e përmblodhi si në vijim:
"Anadolli dhe Stambolli për shekuj kanë qenë djepi i tolerancës, multikulturalizmit dhe shumë zërave. Fakti që TRT World Forum zhvillohet në Stamboll ka një filozofi të tillë. Për këtë arsye, qëllimi dhe objektivi ynë është shumë i qartë. Në gjeografinë tonë ku ndodhemi edhe ne, jemi në një periudhë të kërkimit në vazhdim e sipër. Ne synojmë që me këtë forum të kontribuojmë në këto kërkime, të jemi një interpretues në njoftimin e tij para botës dhe të sigurojmë një bazë për diskutimin e ideve të ndryshme. Ky qëndrim i lartë vullnetar që ne kemi është nga trashëgimia jonë e qytetërimit dhe vlerave mijëravjeçare".
"Kemi pasur edhe disa nga të ftuarit tanë që kanë mbajtur një qëndrim të ndërtuar, duke mos mbajtur qëndrimin demokrat që mbartim ne dhe vendi ynë. Këto emra pasi në fillim njoftuan pjesëmarrjen në TRT World Forum, më pas ndryshuan mendimin për mospjesëmarrje në forum, duke treguar si arsyetim operacionin ‘Burimi i Paqes‘ që vendi ynë po kryen sipas së drejtës që buron nga ligji ndërkombëtar", shtoi Eren.
Ai tha se në çdo përpjekje dhe në çdo punë të tyre, në plan të parë gjendet shqetësimi për të vendosur në qendër "njeriun dhe ndërgjegjen".
"Për t'u bërë palë në mënyrë të drejtpërdrejtë në çështjet sociale dhe politike që dëmtojnë ndërgjegjen e përbashkët të njerëzimit, është e nevojshme të ndiqni jetën globale dhe zhvillimet dhe të jeni përgjegjës për të qenë pjesë e saj. Ne e konsiderojmë si një pjesë e trashëgimisë sonë të qytetërimit që këtu së bashku në Turqi të kryejmë dhe prodhojmë punë cilësore për gjetjen e zgjidhjeve me këndvështrime të ndryshme nga vende të ndryshme të botës".
"Një seancë e forumit do të jetë mbi vrasjen e Jamal Khashoggit"
Eren përmendi vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra barbarisht dhe nuk arriti të dalë nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai kishte vajtur me 2 tetor 2018 për të marrë dokumente zyrtare.
"Kjo është një njollë e zezë në histori. Një e seancë e forumit do të jetë mbi vrasjen e Jamal Khashoggit. Në këtë seancë do të trajtohen gjithashtu edhe ndryshimet e ekuilibrave gjeopolitikë në Lindjen e Mesme në lidhje me vdekjen e gazetarit saudit", tha ai.
TRT World Forum i ofron një platformë të rëndësishme botës për diskutimin e kësaj çështjeje të rëndësishme, ku do të marrin pjesë njerëz të njohur si Ayman Nour, lider i partisë Ghad el-Thawrah dhe ish-kandidat për president në Egjipt, Tawakkoul Karman, kryetarja e grupit 'Gra Gazetare pa Zinxhirë' e cila ka marrë Çmimin Nobel në moshën më të re, Yasin Aktay, një emër i afërt me Khashoggin, si dhe gazetari dhe shkrimtari Turan Kışlakçı.
Po ashtu, për të marrë pjesë kryesisht në seancat e mbyllura në këtë forum kanë ardhur nga vende të ndryshme edhe politikanë dhe ekspertë të institucioneve më prestigjoze të organizatave ‘think tank‘, njoftoi Eren.
"Pikërisht duke u nisur nga kjo pikë, kjo është një punë që ne e vlerësojmë jashtë mase, për shkak se përputhet me vlerat tona që këtë mjedis diskutimi t‘ia shpalosim botës".
"Kontribut për literaturën akademike"
Eren tha se kanë marrë mendime shumë pozitive edhe nga pjesëmarrësit edhe nga folësit e dy forumeve të organizuara më parë në vitin 2017 dhe 2018.
"Ata shprehin kënaqësinë që janë pjesë e këtij aktiviteti të madh që zhvillohet në Turqi. Me shumë prej tyre vazhdojmë marrëdhëniet dhe shkëmbejmë ide edhe gjatë vitit", shtoi ai.
Pas çdo forumi janë përgatitur materiale si raporte, libra dhe video mbi idetë dhe rezultatet e paraqitura dhe të diskutuara në forumet e hapura dhe të mbyllura, ndërsa këto janë ndarë në faqen e internetit por edhe i janë shpërndarë pjesëmarrësve. Shumë nga pjesëmarrësit kanë përfituar nga këto materiale edhe për punimet e tyre. Krahas kësaj, me arritjet në këto takime janë dhënë kontribute edhe për literaturën e tyre akademike, tha Eren.
"Si TRT, ne e shohim të vlefshme për të përmbushur përgjegjësinë që kemi"
Drejtori i TRT-së u shpreh se me vazhdimin e këtij projekti dhe kësaj fushate ndërgjegjësimi, si transmetues publik i Turqisë e vërejnë si një përgjegjësi të rëndësishme që nëpërmjet mjeteve mediatike të tërheqin vëmendjen për çështjet themelore që janë në interes të shoqërisë.
"Duke vlerësuar me projekte në dobi të shoqërisë dhe njerëzimit fuqinë e përceptimit mediatik, ne e gjejmë të çmuar që si TRT të ofrojmë kontribut përfaqësues të vendit tonë në fushën e ndërgjegjësimit social, si në Turqi, ashtu edhe në qendra ndërkombëtare. Po ashtu, e çmojmë shumë të zbatojmë përgjegjësinë që ne kemi si TRT. Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë praninë tonë në platforma ndërkombëtare duke i shërbyer njerëzimit, paqes, mirëqenies dhe drejtësisë. Kur themeluam TRT World, përcaktuam që ndjekësit tanë të jenë shtetas botërorë me ndërgjegje globale dhe njeriun e kemi shikuar në qendër të historisë. Edhe në fund të muajit korrik, orgnizuam Forumin e 5-të të Lajmeve Globale në Stamboll, ku tema kryesore ishte 'besimi dhe realiteti në gazetari‘. Ne e morëm përsipër organizimin e kësaj pritjeje në boshtin e gjuhës së re dhe mirëkuptimit që i sollëm gazetarisë. Edhe atje i kemi shprehur botës se e vendosim ‘njeriun mbi çdo interes‘ dhe se kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë në TRT. Ne synojmë të jemi pionierët e ndryshimeve pozitive në çdo çështje dhe në të gjitha kanalet që jemi të pranishëm", tha për AA drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Eren.
news_share_descriptionsubscription_contact
