Adem Demir
15 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
MEKË (AA) – Haxhinjtë të cilët kryen të gjitha ritet e këtij ibadeti, ditën e fundit mbaruan gjuajtjen me gurë të shejtanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Haxhinjtë ndërkohë janë duke përjetuar edhe momentet e fundit të ibadetit të Haxhit. Haxhinjtë që prej 3 ditësh nga dita e parë e Kurban Bajramit kanë përfunduar sot tavafin e lamtumirës dhe janë drejtuar drejt Qabes.
Ata të cilët do të nisen për rrugë kanë filluar përgatitjet e para. Ndërsa ata të cilët do të kthehen shpejt i dhanë lamtumirën Qabes. Haxhinjtë të cilët shkuan drejt Qabes pas përfundimit të "hedhjes së gurëve shejtanit" bënë edhe tavafin e lamtumirës për rreth saj.
Në një deklaratë për gazetarin e AA, drejtori për Haxhin pranë Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Dursun Aygün tha se Haxhi ka kaluar pa ndonjë problem.
Aygün thotë gjithashtu se kthimet e haxhinjëve në Turqi do të vijojnë nga qyteti Medine drejt Stambollit. Ai ka shtuar se disa haxhinj do të udhëtojnë nga Xhide drejt Turqisë. Aygün thotë gjithashtu se grupi i fundit i haxhinjve turq do të kthehet më 7 tetor.
"Deri më tani Haxhi ka kaluar pa probleme. Iu kemi shërbyer haxhinjëve me 4 mijë vullnetarë'', tha Aygün. Ai shtoi se në saje të shtimit të masave numri i personave që kanë humbur jetën ka rënë, ndërkohë që vitin e kaluar ai ishte 103, këtë vit ka shkuar në 25.