Ivana Ramadanova
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Lëvizja "Polio Plus" e cila në fushëveprimin e vet përfshinë personat me aftësi të kufizuara, organizoi një event me përfaqësues të organizatave të cilat bartin në vete këtë prefiks si dhe me grupin parlamentar ndërpartiak, raporton Anadolu Agency (AA).
Tema e takimit të sotëm mbante titullin "Drejt sfidave të reja - çfarë i pret personat me hendikep në vitin 2016" ndërsa ka patur për qëllim që pjesëmarrësit të njihen drejtpërdrejtë me nevojat dhe kërkesat e kësaj kategorie të qytetarëve.
Organizatori u shpreh se këta njerëz vazhdojnë të përballen me problemet e vjetra, me theks të veçantë në qasjen, arsimimin, dhe kyçjen e çështjes së hendikepit në trupat rregullatore.
Elena Koçoska nga "Polio Plus" tha se takimi i sotëm ka shërbyer për të parë mundësitë që mes tjerash njerëzit me hendikep të inkuadrohen edhe në axhendat politike.
"Njëri nga aktivitetet e organizatës sonë është përpjekja që të veprojmë edhe në nivel rajonal me qëllim të shkëmbejmë mendime dhe përvoja për ndikim më aktiv drejt realizimit të të drejtave njerëzore për njerëzit me hendikap si një kategori e veçantë", tha udhëheqësja e këtij programi.
Të gjitha ndryshimet ligjore për këtë kategori të qytetarëve, në të ardhmen do të miratohen në partneritet me organizatat që kujdesen për këta njerëz, thonë organizatorët për të cilët ky tamik i sotëm është një rast i veçantë për të lobuar për këtë çështje, sepse në evente të tilla mund të dëgjohet zëri i tyre.