Doğa Kırmızıoğlu
01 Shtator 2020•Përditësim: 01 Shtator 2020
Futbollisti spanjoll, David Silva i cili sapo u transferua në klubin e La Liga-s, Real Sociedad, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit thuhet se futbollisti 34-vjeçar, testi i të cilit rezultoi pozitiv nuk ka simptoma dhe se është karantinuar në shtëpi.
Pasi kontrata e tij përfundoi me Manchester City-n, ku luajti me vite, Silva muajin e kaluar kaloi në Real Sociedad.