Muhammet Kurşun
15 shtator 2020•Përditësim: 15 shtator 2020
Në Iran 140 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2.705 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 407.353 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 23.453.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 349.984 persona, ndërkohë që 3.811 pacientë janë në gjendje kritike.
Deri më tani, vendi ka kryer 3.613.891 teste.
Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.