Agim Sulaj
01 Nëntor 2021•Përditësim: 02 Nëntor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se brenda ditës së fundit janë regjistruar pesë raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 160.767 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi në ditën e fundit nuk ka regjistruar asnjë viktimë të re nga koronavirusi, me çka numri i vdekjeve nga ky virus mbetet në 2.977.
Në 24 orët e fundit në autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.115 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani gjithsej janë kryer 1.271.002 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë se14 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 157.360 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 430.