Agim Sulaj
14 Shtator 2022•Përditësim: 14 Shtator 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.199, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 19 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.954.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 249 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.974.249 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 29 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.586 ndërsa numri i rasteve aktive është 179.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.861 doza të vaksinës. Deri më sot 824.603 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.