Agim Sulaj
31 Janar 2022•Përditësim: 01 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 3 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.015, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.593 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 205.938.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 6.837 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.637.388 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 2.433 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 168.715, ndërsa numri i rasteve aktive është 34.208.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës. Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.