Agim Sulaj
01 Shkurt 2022•Përditësim: 02 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se gjashtë persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2.033 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 207.971.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 10.087 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 1.647.475 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 3.329 pacientë të tjerë që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 172.044, ndërsa numri i rasteve aktive është 32.906.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës. Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.