Gözde Bayar
27 Prill 2020•Përditësim: 27 Prill 2020
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij italian, Luigi Di Maio, në një bisedë telefonike shkëmbyen masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transemton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike, Çavuşoğlu dhe Di Maio po ashtu shkëmbyen mendimet mbi zhvillimet rajonale.
Italia mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë, me gjithsej 26.644 viktima të regjistruara. Në këtë vend po ashtu janë raportuar mbi 197.600 raste të konfirmuara nga ky virus, ndërkohë numri i pacientëve të shëruar është pothuajse 65 mijë.
Në Turqi numri i viktimave është 2.805, numri i rasteve të konfirmuara 29.140, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 29.140.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur pothuajse në 3 milionë, me rreth 207 mijë të vrarë dhe 875 mijë të shëruar.