Emre Aşıkçı
09 Qershor 2021•Përditësim: 10 Qershor 2021
Mbrojtësi spanjoll i Leeds United, Diego Llorente ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, njoftoi të martën Federata e Futbollit të Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me keqardhje njoftojnë se mbrojtësi qendror Diego Llorente doli pozitiv në testin e fundit PCR", theksoi federata në një deklaratë.
"Futbollisti do të largohet nga grumbullimi i ekipit kombëtar me një automjet mjekësor, duke ndjekur të gjitha protokollet e përcaktuara shëndetësore", tha federata.
Llorente është lojtari i dytë i skuadrës së Spanjës në EURO 2020 pas kapitenit Sergio Busquets i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.
27-vjeçari bëri shtatë paraqitje për ekipin kombëtar spanjoll.