Bojana Stojanovic
25 Maj 2020•Përditësim: 25 Maj 2020
Në Serbi edhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë sëmurë 34 persona të tjerë, me çka deri tani në këtë vend janë infektuar 11.193 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare, nga dita e djeshme në vend janë testuar 2.488 persona, prej të cilëve 34 kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.
Në spital janë shtruar 657 pacientë, ndërsa në respiratorë edhe më tej janë 12 prej tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person tjetër si pasojë e koronavirusit, me çka numri i të vdekurve deri tani është rritur në 239. Deri tani janë shëruar 5.920 pacientë, kurse janë testuar 220.344 qytetarë.