Ayhan Şimşek
21 Korrik 2021•Përditësim: 22 Korrik 2021
Derisa varianti Delta nxit një rritje të infeksioneve, Gjermania sot raportoi numrin e saj më të lartë ditor të rasteve me COVID-19 në dy javët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti Robert Koch konfirmoi 2.203 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke treguar se infeksionet janë dyfishuar që nga fillimi i korrikut.
Instituti ka raportuar 985 infeksione ditore dy javë më parë dhe 1.548 të mërkurën e kaluar.
Rreth 15.200 raste aktive të COVID-19 vlerësohen deri të mërkurën në vend, sipas raportit ditor të institutit.
Gjithsej 19 viktima tjera nga virusi u raportuan gjithashtu, duke rritur numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 91.416.
Varianti shumë ngjitës Delta (B.1.617.2) u konfirmua në Gjermani në fillim të këtij muaji dhe aktualisht përbën më shumë se 74 për nqind të të gjitha rasteve të reja.
Autoritetet gjermane kanë rritur përpjekjet e vaksinimit për të frenuar përhapjen e llojit Delta.