Bojana Stojanovic
25 Qershor 2020•Përditësim: 26 Qershor 2020
Në Serbi, një person tjetër ka vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa 137 persona të tjerë u infektuan, që do të thotë se sot ka 954 raste aktive të infeksionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej janë regjistruar 13.372 raste të infeksionit.
Nga dje janë testuar 7.311 persona, prej të cilëve 137 pozitiv ndaj koronavirusit.
Në 24 orët e fundit, një person tjetër vdiq si pasojë e koronavirusit, i cili rriti numrin e vdekjeve në 264. Në respirator janë 24 pacientë.
Deri tani janë testuar 366.380 qytetarë.