Övünç Kutlu
11 Janar 2021•Përditësim: 12 Janar 2021
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, ka marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një transmetim të drejtpërdrejtë, Biden mori vaksinën e dytë në shtetin e tij Delaware, ku ndodhet selia e tij e tranzicionit të fushatës.
"Po e bëj këtë për të demonstruar se njerëzit duhet të jenë të përgatitur kur të jenë në dispozicion për të marrë vaksinën. Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Pres me padurim dozën e dytë dhe po ashtu edhe (gruaja ime) Jill. Ajo mori dozën më herët sot", tha Biden para se të merrte vaksinën.
Doza e dytë për presidentin e zgjedhur të SHBA-ve vjen tre javë pasi ai mori dozën e parë më 21 dhjetor.
Megjithëse SHBA ka shpërndarë 8 milionë doza që nga 14 dhjetori, me 4 milionë që erdhën në javët e fundit, ky total është shumë larg qëllimit të vendosur nga administrata e presidentit në largim, Donald Trump, e cila kishte për qëllim shpërndarjen e 20 milionë dozave deri në fund të vitit 2020.
Një nga qëllimet e administratës së Biden-it është shpërndarja e 100 milionë dozave gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë.