Fatjon Cuka
22 Qershor 2021•Përditësim: 23 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 5 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.496, ndërkohë numri i të vdekurve është gjithsej 2.455.
Gjithashtu janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.941 dhe raste aktive aktualisht në të gjithë vendin janë 100.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.064 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 781.556 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, deri tani janë kryer në total 890.052 doza të vaksinës ndaj COVID-19 dhe prej tyre 370.378 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.