Kasım İleri
01 Nëntor 2021•Përditësim: 01 Nëntor 2021
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, njoftoi se ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Psaki tha se nuk mori pjesë në udhëtimin në Evropë me Presidentin e SHBA-së Joe Biden pasi u zbulua COVID-19 në një nga anëtarët e familjes së saj.
"U karantinova të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën dhe testi im PCR për COVID-19 rezultoi negativ. Megjithatë, sot rezultova pozitive", deklaroi Psaki.
Ajo tha se nuk ka pasur kontakte të afërta me Biden-in ose anëtarë të lartë të stafit të Shtëpisë së Bardhë që nga e mërkura.
"Falë vaksinës, unë po përjetoj vetëm simptoma të lehta dhe kjo më lejon të vazhdoj të punoj nga shtëpia", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.