Ekip
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
PARIS (AA) – Muzetë e Parisit, Louvre dhe Orsay përsëri kanë hapur dyert e tyre për vizitorët pasi javën e kaluar u mbyllën për shkak të përmbytjeve që goditën kryeqendrën franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të përmbytjeve më shumë se 35.000 vepra artistike të ruajtura në muzeun Louvre u zhvendosën nga niveli i poshtëm në kate. Ndërkohë autoritetet franceze shpallën gjendje të katastrofës natyrore në 780 qytete dhe fshatra të goditura nga përmbytjet që përfshinë Parisin dhe rajonet franceze në pjesën qëndrore të vendit.
Sipas zëdhënësit të qeverisë franceze, Stephana Le Folla, rreth 20.000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë ditëve të fundit. Dëmi material i objekteve është i madh.
Kryeministri francez, Manuel Valls porositi se për kthimin e gjendjes si ka qenë më parë do të nevojitet kohë dhe apeloi banorët për solidaritet.
Gjatë përmbytjeve që javën e kaluar goditën Gjermaninë, Francën, Rumaninë dhe Belgjikën, 19 persona humbën jetën.