Michael Hernandez
02 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
WASHINGTON (AA) – Rock bandi legjendar britanik Rolling Stones të martën bëri të ditur se në fund të këtij muaji do të mbajë koncert falas në Kubë, raporton Anadolu Agency (AA).
Stones do të performojnë më 25 mars në sallën e qytetit, kompleksin sportiv të ndërtuar në vitin 1957, në kryeqendrën kubaneze Havana, vetëm katër ditë pasi presidenti amerikan Barack Obama do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kubë.
“Kemi bërë muzikë në shumë vende të veçanta gjatë karrierës sonë të gjatë, por koncerti në Havanë do të jetë atraksion i vërtetë për ne. Shpresojmë edhe për fansat tonë në Kubë”, shkruan në njoftimin e Rolling Stones. Bëhet e ditur se ky do të jetë koncerti i parë i një bandi kritanik ainë Kubë, por edhe koncerti i parë i Stones-ve në Karaibet.
Koncerti i rock grupit me famë botërore vjen në momentin kur marrëdhëniet mes Kubës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë përmirësuar. “Jam i sigurtë se do të jetë një koncert spektakolar”, tha John Kirby, zëdhënësi i State Departamentit.
Obama gjatë vizitës në Kubë më 22 mars do të jetë i pranishëm në ndeshjen e rëndësishme simbolike në bejsbol mes Tampa Bay Raysa dhe kombëtaren e Kubës.
Kjo do të jetë hera e parë pas vitit 1999 që një ekip nga MLB-ja amerikane të luajë në Kubë. Përveç Rolling Stonesit mundësi për të mbajtur koncert në Kubë paralajmëruan edhe disa yje të njohura botërore, siç janë edhe Paul McCartney.