Sarp Özer,Tuğrul Çam
31 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan ka pritur Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry në rezidencën e ambasadës së Turqisë në Washington. Takimi ka zgjatur 45 minuta dhe ka qenë me dyer të mbyllura për median.
Në takim kanë qenë të pranishëm ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioğlu, kreu u Shërbimeve Inteligjente të Turqisë, Hakan Fidan, ambasadori turk në Washington, Serdar Kılıç dhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i presidencës, İbrahim Kalın. I pranishëm ka qenë edhe përfaqësuesi i posaçëm i presidentit Obama për luftën kundër DAESH-it, Brett McGurk dhe zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland.