İhvan Radoykov
23 Janar 2019•Përditësim: 23 Janar 2019
SOFJE (AA) - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bullgare-Turke (BULTİŞAD) hapi një zyrë në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, për zhvillimin e marrëdhënie me kompanitë e themeluara, institucionet zyrtare dhe organizatat, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri bullgar i Ekonomisë, Emil Karanikolov, si i ftuar nderi në ceremoninë e hapjes, tha në një deklaratë për AA se "Fqinji ynë i mrekullueshëm, Turqia, është një partner strategjik i Bashkimit Evropian (BE)".
"Në fakt, marrëdhëniet tregtare midis Turqisë dhe Bullgarisë janë marrëdhëniet BE-Turqi. Në këtë kuptim, Turqia konsiderohet si një partner strategjik i BE-së. Për përpjekjet e tyre në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, dua të falenderoj popullin turk, qeverinë e Turqisë, BULTİŞAD dhe ambasadorin e Turqisë në Sofje Hasan Ulusoy. Vitin e kaluar kemi pasur rezultate të mira në tregti. Shpresoj që rezultatet e këtij viti do të jenë edhe më të mira" tha ndër të tjera Karanikolov, duke premtuar se ai si ministër i ekonomisë do të oforojë mbështetje të plotë për punimet e zyrës së re të BULTİŞAD.
Po ashtu, ministri Karanikolov njoftoi se në muajin shkurt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, ndërsa në mujain prill do të marrë pjesë në një forum biznesi që do të zhvillihet në qytetin Bursa me pjesëmarrjen e biznesmenëve bullgarë dhe turq.
Ndërkaq, ambsadori i Turqisë në Sofje Hasan Ulusoy, tha se BULTİŞAD është themeluar para gjashtë viteve dhe është zhvilluar në një mënyrë të shpejtë duke vepruar në mënyrë aktive.
"BULTİŞAD ka kryer shumë punë të suksesshme dhe pas qytetit Shumen në verilindje të vendit, hapi zyrë edhe në kryeqytetin Sofje për të përshpejtuar kontaktet e ndërsjella dhe që marrëdhëniet dypalëshe të jenë më produktive" tha Ulusoy.
"Qëllimi ynë këtu si ambasadë është të forcojmë më tej marrëdhëniet ekonomike me mbështetjen e sektorit privat", tha Ulusoy. duke shtuar se synojnë që vëllimin tregtar prej 6,5 miliardë dollarësh mes dy vendeve ta rrisin në dhjetë miliardë dollarë.