Diyar Güldoğan
19 Korrik 2016•Përditësim: 19 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Përfaqësuesit e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik në orët e vona të së hënës votuan rinovimin e programit bërthamor "Trident", raporton Anadolu Agency (AA).
Pas debatit gjashtë orësh, Dhoma e ulët me 472 vota "për" dhe 117 "kundër" votoi për zëvendësimin e flotës nëndetëse bërthamore, e cila është e fuqishme, por një simbol i shtrenjtë i statusit ushtarak të Britanisë së Madhe.
Qeveria britanike planifikon të modernizojë katër nëndetëse "Trident", nga të cilat njëri është gjithmonë i armatosur dhe patrullon në Atlantikun e Veriut. Ndërrimi i nëndetëseve do të kushtojë rreth 48 miliardë euro në 20 vitet e ardhshme.
Debati në Parlament u hap nga kryeministrja Theresa May, që ishte edhe fjalimi i saj i parë para deputetëve që kur erdhi në krye të qeverisë javën e kaluar.