Tayfun Salcı
05 Janar 2017•Përditësim: 05 Janar 2017
LONDËR (AA) – Bëhet i ditur diplomati i ri i cili do ta luajë rolin kyç në bisedimet për largimin (Brexit) e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Pas dorëheqjes së Sir Ivan Rogers para disa ditësh, në detyrën e Përfaqësuesit të Përhershëm të Britanisë në BE është emëruar Sir Tim Barrow.
Mes viteve 2011 dhe 2015, Barrow ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Britanisë në Moskë, ndërkohë ai do të luajë rol të rëndësishëm në bisedimet për Brexit që janë paraparë të fillojnë në fund të muajit mars.
Megjithatë, emërimi i Barrow ka nxitur komente të ndryshme, duke qenë se ai ishte një nga dy figurat që udhëhoqën fushatën pro-Brexit gjatë referendumit që u mbajt në qershor të vitit të kaluar.