Bayram Altuğ
07 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu ka biseduar në telefon me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mësohet nga burime diplomatike, dy zyrtarët e lartë mbrëmë kanë biseduar mbi situatën në Siri.
Çavushoglu i cili e shoqëron presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij në Amerikën e Jugut, me Kerryn ka biseduar edhe gjatë qëndrimit në Limë, kryeqytetin e Perusë, si dhe gjatë qëndrimit në Santiago, kryeqytetin e Kilit.