Almir Terzic
11 Shtator 2016•Përditësim: 11 Shtator 2016
ZAGREB (AA) - Pres jehonë më të madhe të votuesve në zgjedhje sepse sot është dita kur ata vendosin, deklaroi presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, pas votimit në zgjedhjet e parakohshme në Kroaci në njësinë zgjedhore 1, në qendrën e votimit 21 në Donji Grad, raporton Anadolu Agency (AA).
Grabar-Kitaroviç gjatë votimit shoqërohej nga bashkëshorti i saj Jakov.
"Muajt dhe vitet që janë para nesh janë vendimtarë për të ardhmen e Kroacisë. Sot duhet patjetër të jemi serioz, nuk mundemi pastaj të ankohemi nëse epilogu i zgjedhjeve nuk është ai që kemi dëshiruar ne. Prandaj, dilni, jepni votën tuaj, ndërsa unë besoj se procesi i cili do të pasojë do të sjellë qeveri e cila do të kujdeset për ardhmërinë e Kroacisë", tha Grabar-Kitaroviç.