Zafer Fatih Beyaz
15 Janar 2025•Përditësim: 15 Janar 2025
ANKARA (AA) - Drejtoria e
Komunikimeve e Presidencës turke, njoftoi se gjatë takimit ku Presidenti
Recep Tayyip Erdoğan priti kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh,
u diskutuan marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe çështjet rajonale dhe
globale, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së
Komunikimeve të Presidencës, në pritjen e mbajtur në Kompleksin
Presidencial u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe
Libisë si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Duke theksuar se
bashkëbiseduesi legjitim i Türkiyes në Libi është Qeveria e Unitetit
Kombëtar, Erdoğan deklaroi se do të vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet
mes Türkiyes dhe Libisë në shumë fusha, veçanërisht në energji, siguri
dhe atë detare.
Presidenti Erdoğan vuri në dukje se kontaktet e
ngushta dhe bashkëpunimi do të vazhdojë për të mbrojtur interesat e
përbashkëta të Türkiyes dhe Libisë në Mesdheun Lindor.