Bekim Laci
14 Tetor 2015•Përditësim: 15 Tetor 2015
SHKUP (AA)- Këshilli i Prokurorëve Publik ka marrë vendim për numrin e prokurorëve në Prokurorinë Publike, duke e caktuar në shtatë, bashkë me prokurorin publik tetë, deklaroi në një prononcim për mediat, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Aneski, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën e sotme, ku është shqyrtuar lista me propozimet e prokurores speciale, Katica Janeva, janë zgjedhur këta prokurorë: Burim Rustemi,Elizabeta Josifovska,Lejla Kadriu, Ljubomir Llape, Marija Gjorgjeva, Stevço Donev dhe Fatime Fetai.
Aneski sqaroi se numri prej shtatë prokurorëve është caktuar në bazë të planit të përgjithshëm aksional dhe financiar, të dorëzuar më herët nga prokurorja speciale, Katica Janeva
“Prokurorja Publike kishte theksuar se kërkon të formohen shtatë ekipe, prandaj ne fillimisht morëm vendim për numrin prej shtatë prokurorëve për këtë prokurori, bashkë me prokuroren e Përgjithshme tetë”. theksoi ai duke shtuar se nuk kanë diskutuar për planin financiarë i cili sipas tij është çështje e qeverisë.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.