Ekip
22 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
OSLO (AA) – Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka deklaruar se vota britanike për dalje nga Bashkimi Evropian do ta bënte Evropën “më të dobët, më të ndarë dhe nacionaliste”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë për televizionin kombëtar norvegjez, kryeministrja e vendit të pasur me naftë i cili dy herë në referendum u prononcua që të mbetet jashtë Bashkimit Evropian, tha se me Evropën më të dobët do të thotë se situata ekonomike do të bëhet më e vështirë, në momentin kur janë të domosdoshme reformat.
“Por, kjo po ashtu do të thotë edhe Evropë më të ndarë politikisht, Evropë më të dobët dhe botë më të dobët”, tha Solberg të mërkurën.