Mücahithan Avcıoğlu
28 korrik 2026•Përditësim: 28 korrik 2026
STAMBOLL (AA) - Turqia dhe Iraku diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, njoftoi kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Turqisë, Haluk Gorgun, raporton Anadolu.
Gorgun priti në selinë e sekretariatit në Ankara gjeneralmajorin Abdulamir Kamil Al-Shammari, drejtor i Zyrës së Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut, dhe delegacionin që e shoqëronte.
Të dyja palët diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes mes Turqisë dhe Irakut, tha Gorgun në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X.
Ai gjithashtu falënderoi Al-Shammarin dhe delegacionin irakian për vizitën e tyre.