Hajer M'tırı
24 tetor 2017•Përditësim: 24 tetor 2017
PARIS (AA) – Varet nga Mbretëria e Bashkuar nëse bisedimet për t’i dhënë fund anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) rezultojnë “me marrëveshje, pa marrëveshje apo pa Brexit”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke ringjallur mundësitë që Britania të mos mundet të largohet nga blloku, raporton Anadolu Agency (AA).
Krerët e lartë të BE-së iu drejtuan ligjvënësve në Parlamentin Evropian në Strasburg, të cilët debatonin për takimin e javës së kaluar të BE-së, gjatë të cilit liderët deklaruan “përparim të pamjaftueshëm” në bisedimet për Brexit-in për të kaluar në diskutimet tregtare.
Presidenti i Këshillit Evropian adresimin e tij e filloi duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe duke përshkruar largimin e planifikuar të Mbretërisë së Bashkuar si “test stresi më të vështirë” të BE-së.
“Ne kemi arritur të ndërtojmë dhe të ruajmë unitetin mes 27 vendeve. Por, përpara nesh ende është testi më i vështirë i stresit. Nëse ne e dështojmë atë, negociatat do të përfundojnë me humbjen tonë”, tha Tusk.
Ai duke theksuar se “fakti është se varet nga Londra si do të përfundojë, me marrëveshje, pa marrëveshje apo pa Brexit”, shtoi se “në secilin prej këtyre skenarëve ne do të mbrojmë interesin tonë të përbashkët vetëm duke qenë së bashku”.
Tusk gjithashtu bëri të ditur se do të ketë një Samit të posaçëm të BE-së në shkurt të viti të ardhshëm për të vendosur se si duhet të ndryshohet përbërja e Parlamentit Evropian pas Brexit-it.
Ndërsa, presidenti i Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker, këmbënguli se KE “nuk po negocionon në një humor të pafavorshëm”.
“Ne duam një marrëveshje. Ata që nuk duan, jo-tregtarët, nuk kanë miq në Komision. Ne duam një marrëveshje të drejtë me Britaninë dhe do të kemi një marrëveshje të drejtë me Britaninë. Mosmarrëveshja nuk është supozimi ynë i punës”, deklaroi Juncker.
Kryeministrja britanike, Theresa May, dje u tha ligjvënësve britanikë se është “pozitive dhe optimiste” për të ecur përpara në negociatat e Brexit-it.
Votuesit britanikë vendosën të largohen nga BE në një referendum një vit më parë, ndërsa negociatat e Brexit-it pritet të finalizohen në mars të vitit 2019.