Ekip
10 dhjetor 2015•Përditësim: 10 dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Në kuadër të fushatës me të cilën dëshirojnë të sigurojnë qasje falas në Wi-Fi rrjetin në vendet publike, autoritet e Moskës kanë paralajmëruar tre lokacione të papritura - varrezat e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një komunikatë të Administratës së qytetit të Moskës të publikuar të enjten thuhet se interneti falas do të jetë në dispozicion në tri varreza kryesore nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Arytom Yefimov, drejtori i kompanisë së qytetit për organizimin e funeralëve, ka thënë se pret që interneti falas do të tërheqë më shumë vizitorë në varrezat e qytetit.
"Do të kemi më shumë njerëz në varrezat ku u prehën në paqe shumë rusë të njohur. Gjithashtu qasja në internet falas do të ndihmojë vizitorët tanë të relaksohen në vendet e caktuara në varreza", ka thënë Yefimov.
Në Moskë çdo vit varrosen rreth 120 mijë njerëz, ndërkohë që një numër i vogël prej tyre kremohen.