Murat Karadağ
13 Korrik 2016•Përditësim: 14 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Avioni Solar Impulse 2 i cili punon me energji diellore ka plotësuar etapën e 16-të me sukses, duke kryer udhëtimin Seville-Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të publikuara në ueb-faqen e projektit Solar Impulse, mësohet se avioni i cili u nis nga Seville e Spanjës pas një fluturimi 48 orësh ka arritur të përfundojë me sukses etapën e 16-të.