Gökhan Ergöçün
14 Dhjetor 2023•Përditësim: 15 Dhjetor 2023
Udhëtari i parë hapësinor nga Türkiye do të dalë në orbitë në janar, pas disa javësh, njoftoi sot një zyrtar i lartë turk, raporton Anadolu.
Duke filluar nga 9 janari, kolonel Alper Gezeravcı do të marrë pjesë në një mision hapësinor me astronautë nga Spanja, Italia dhe Suedia, tha ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır në "X".
Gjatë misionit dyjavor AX3, Gezeravcı do të marrë pjesë në 13 eksperimente të ndryshme shkencore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Türkiye zgjodhi Gezeravcın, pilotin e Forcave Ajrore Turke të F-16, si udhëtarin e parë të mundshëm hapësinor të vendit në fillim të këtij viti gjatë ngjarjes së madhe teknologjike të vendit TEKNOFEST.
Agjencia Turke e Hapësirës u themelua në vitin 2018, ndërsa njoftoi programin e tij hapësinor në 2019, si dhe synimet për të dërguar një mision me ekuipazh në hapësirë.