Süleyman Elcin
20 Maj 2016•Përditësim: 21 Maj 2016
ANTALYA (AA) - Presidenti i Klubit Antalyaspor Gultekin Gencer, njoftoi se vazhdojnë negociatat e tyre me yllin brazilian Ronaldinho, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai në deklaratën për gazetarin e AA-së duke theksuar se vazhdojnë negociatat me futbollistin e njohur brazilian Ronaldo de Assis Moreira (Ronaldinho), tha se "Ia përcollëm ofertën tonë, dhe është duke menduar".
Gencer tha se nuk ka ndonjë situatë negative. "Ka vetëm disa kërkesa speciale, bisedojmë në lidhje me ato. Jemi duke pritur përgjigjen e tij në lidhje me ofertën tonë", u shpreh ai.
Ndryshe Antalyaspor, në skuadrën e së cilës gjendet edhe Samuel Eto'o sezonën e kaluar e përfundoi me 45 pikë në vendin e 9-të të Super Ligës Turke