Doğa Kırmızıoğlu
21 Mars 2022•Përditësim: 22 Mars 2022
Atletja e Venezuelës Yulimar Rojas fitoi medaljen e artë duke thyer rekordin botërorë në kërcim me tre hapa për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës në sallë të mbyllur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rojas, e cila u bë pronare e ri e rekordit botëror dhe olimpik (15,67 metra) në Lojërat Olimpike Tokio 2020, arriti sukses të madh në kampionatin e zhvilluar në Beograd, kryeqyteti i Serbisë.
Atletja 26-vjeçare arriti medaljen e artë në përpjekjen e fundit, pasi kërceu 15,74 metra, duke thyer rekordin e saj botëror.
E dyta në të njëjtën disiplinë ishte ukrainasja Maryna Bekh-Romanchuk me një kërcim 14,74 dhe e treta ishte xhamajkania Kimberly Williams me një kërcim 14,62 metra.