Serhat Bağbars
26 Maj 2016•Përditësim: 27 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Milanit, klubit të Ligës së parë të futbollit italian (Seria A), Silvio Berlusconi tha se futbollisti Mario Balotelli i cili është huazuar nga Liverpool-i i përfundon kontrata dhe do të kthehet në klubin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Berlusconi në deklaratën e tij për mediat italiane tha se nuk do ta përdorin opsionin për të blerë futbollistin marrëveshja e të cilit vazhdon deri në vitin 2018 me Liverpool-in. "Kontrata e huazimit të Balotelli-t përfundoi. Ai do të kthehet në Liverpool", tha Berlusconi.
Presidenti i klubit foli edhe për futbollistët tjerë të cilëve u ka përfunduar kontrata. "Alex, Kevin-Prince Boateng, Philippe Mexes janë lojtarët, kontratat e të cilëve përfundojnë. Ata dhe disa të tjerë do të largohen nga klubi", tha ai.
Futbollisti italian 25 vjecar, Balotelli në fillim të sezonës ishte transferuar nga ekipi anglez Liverpool tek Milani, dhe në 20 ndeshje në Serie A kishte shënuar vetëm një gol.