Fatih Erel
14 Janar 2020•Përditësim: 15 Janar 2020
Klubi futbollistik Barcelona ka shkarkuar trajnerin, Ernesto Valverde duke e zëvendësuar atë me Quique Setien, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Quique Setien do të jetë menaxheri i ri i FC Barcelonës. Mirëseerdhe!", thuhet në njoftimin e bërë nga klubi në Twitter.
Setien është ish-trajneri i klubeve Real Betis dhe Las Palmas.
61-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Barcelonën sipas së cilës do të jetë trajner i ekipit të parë deri në 30 qershor të vitit 2022.
"Barcelona dhe Ernesto Valverde arritën marrëveshje për të ndërprerë kontratën që bashkoi të dy palët", thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Si trajner i Barcelonës, Valverde fitoi 4 trofe përfshirë dy tituj të La Ligës, një Copa del Rey dhe një Superkupë Spanjolle. Megjithatë, ai nuk arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.