Erbil Başay
22 Qershor 2022•Përditësim: 23 Qershor 2022
Kampioni i Ligës së Parë të Futbollit të Gjermanisë (Bundesliga), Bayern Munich, ka transferuar yllin senegalez të Liverpool-it, Sadio Mane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga klubi gjerman thuhet se me 30-vjeçarin Mane është nënshkruar kontratë 3-vjeçare që do të zgjasë deri më 30 qershor 2025.
Kreu i klubit, Herbert Hainer, si dhe drejtuesit e tij, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, duke theksuar se është e jashtëzakonshme të transferojnë një lojtar si Mane, janë shprehur se kanë nënshkruar me një yll botëror që do të rrisë atraktivitetin e Bundesligës.
Futbollisti me përvojë Mane, nga ana e tij është shprehur se është i lumtur që është transferuar në Bayern Munich.
"Dua të arrij shumë gjëra në fushë ndërkombëtare me këtë klub. Edhe në periudhën kur isha në Salzburg, kisha ndjekur shumë ndeshje të Bayern Munich-ut. E dua këtë klub", ka thënë Mane.
Mane, i cili ka luajtur për klubet Metz, Salzburg dhe Southampton, në vitin 2016 u transferua në Liverpool, ku në 269 ndeshje shënoi 120 gola, si dhe fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën Angleze.
Ai për Kombëtaren e Senegalit ka shënuar 31 gola në 89 ndeshje, si dhe është zgjedhur "futbollisti i vitit" në Afrikë në vitin 2019.