Hüseyin Burak Demirer
27 Gusht 2021•Përditësim: 29 Gusht 2021
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 12-të të sezonit që do të zhvillohet në Belgjikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i Madh i Belgjikës, pas një pauze një mujore, do të zhvillohet me 44 xhiro në Pistën Spa-Francorchamps, në qytezën Stavelot të provincës Liege të Belgjikës, e gjatë 7 kilometra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 29 gusht në orën 15:00.
Para Çmimit të madh të Belgjikës, Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 5 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 4, Sergio Perez nga Red Bull-Honda dhe Esteban Ocon nga Alpine nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Belgjikës janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 195 pikë
2. Max Verstappen (Holandë): 187
3. Lando Norris (Britani e Madhe): 113
4. Valtteri Bottas (Finlandë): 108
5. Sergio Perez (Meksikë): 104
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 303
2. Red Bull: 291
3. Ferrari: 163
4. McLaren: 163
5. Alpine: 77