Mutlu Demirtaştan
10 Maj 2018•Përditësim: 11 Maj 2018
STAMBOLL (AA) – Klubi futbollistik argjentinas Boca Juniors një javë para përfundimit të kampionatit në Super Ligën e Argjentinës shpalli titullin e kampionit pas barazimit me Gimnasia La Plata me rezultatin 2-2, raporton Anadolu Agency (AA).
Lideri i ligës Boca Juniors në ndeshjen e shtyrë ishte mysafir i Gimnasia La Plata në stadiumin "Juan Carmelo Zerillo".
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2 me golat e Nicolas Colazo dhe Brahian Aleman nga Boca Juniors dhe të Pablo Perez dhe Ramon Abila nga Gimnasia La Plata.
Me këtë rezultat në fund të xhiros së 26-të Boca Juniors siguroi 57 pikë dhe me 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Godoy Cruz, një javë para përfundimit të sezonit arriti të sigurojë titullin e kampionit.
Me këtë Boca Juniors arriti të fitojë titullin e kampionit për dy vite radhazi. Ky është titulli i 33-të i Boca Juniors si kampion deri më tani.