Dzihat Aliju
14 nëntor 2024•Përditësim: 15 nëntor 2024
Bota e boksit do të jetë dëshmitar e një nga ndeshjet më interesante në histori, pasi YouTuber-i Jake Paul dhe ish-kampion i peshës së rëndë në boks Mike Tyson, do të masin fuqitë, raporton Anadolu.
Përderisa ka filluar numërimi mbrapsht për ndeshjen midis Paul dhe Tyson, palët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Konferenca për media u mbajt me pjesëmarrjen e Tyson-it dhe Paul-it në "Toyota Music Factory".
Ndeshja e boksit do të zhvillohet më 16 nëntor ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt nga platforma dixhitale Netflix.
Ndeshja do të mbahet në stadiumin AT&T me 80 mijë ulëse në qytetin Arlington të Teksasit në SHBA, i cili është edhe shtëpia e Dallas Cowboys, një nga ekipet e Ligës Amerikane të Futbollit (NFL).